Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka takuar zyrtaren nga Divizioni per Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.
“Me këtë rast, znj. Viehe e njoftova me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.
Gjithashtu biseduam për gjendjen e sigurisë në vend, situatën aktuale gjeopolitike, bashkëpunimin e ngushtë që si ministri kemi me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), rolin që NALT aktualisht ka në procesin e ristrukturimit të Ministrisë së Mbrojtjes, por gjithashtu në ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së përmes ofrimit të trajnimeve për ushtarakët tanë.”, u shpreh Mehaj.
“Sërish theksova faktin se objektivi ynë është anëtarësimi në Programin e Partneritetit për Paqe si rrugës drejt anëtarësimit në NATO, në mënyrë që FSK të ofroj kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë.
Trajnimet e përbashkëta me forcat aleate, investimet në personel e pajisje janë garantues të suksesit!”, shtoi ai tutje./FolDrejt/