Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë zbuluar një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit, shkruan Fol Drejt.
“Si rezultat i realizimit të hetimeve të përbashkëta të Policisë së Kosovës, konkretisht Sektorit për hetimin e krimit të organizuar të PK-së me Doganën e Kosovës dhe me autorizim të organeve të drejtësisë sot në Viti-rajoni i Gjilanit është kryer një operacion i bastisjes dhe kontrollit ndaj automjeteve dhe pronave të disa personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.”, shkruan në njoftimin e policisë në Facebook.
Policia njoftoi se gjatë kontrollit është hasur në sasi të konsiderueshme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit.
“Autoritetet kanë sekuestruar mallin dhe pajisjet, si dhe janë ndaluar disa persona të dyshuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Kontarbandim me mallra”, “tregti e ndaluar dhe “shmangia e pagesave dhe tarifave të detyrushme doganore”.”, thuhet tutje në raport.
Policia shtoi se veprimet e metejme janë në proces dhe po kryhen në koordinim të plotë me Prokurorinë kompetente dhe Doganën e Kosovës. /FolDrejt/