Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar shtetin e Zvicrës me rastin e Ditës së saj Kombëtare, transmeton Fol Drejt.
“Në këtë ditë urojmë popullin dhe shtetin mik të Zvicrrës për ditën kombëtare të tyre. Të drejtat e njeriut, liria dhe demokracia që percjell Zvicra janë virtyte që na frymëzojnë dhe të cilat i ndjekim edhe ne në Republikën e Kosovës.
Në këtë ditë të veçantë, falënderojmë shtetin e Zvicrrës për bashkëpunimin dhe uroj për vazhdimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes vendeve tona.“, ka thënë Mehaj.
“Partneriteti dhe bashkepunimi ynë patjetër që forcon dhe është në shërbim të paqes dhe stabilitetit.
Gjithashtu, një urim i veçantë shkon edhe për mërgimtarët tanë në Zvicërr të cilët janë pasqyra më e mirë e kombit tonë. Janë ata të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë.”, ka shtuar Mehaj më tej./FolDrejt/