Organizata terroriste DEASH mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit, i cili kishte në shënjestër kongresin e Shoqërisë Islame Ulema (JUI-F), një nga partnerët e qeverisë së koalicionit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
DEASH ka njoftuar se ka marrë përgjegjësinë për sulmin përmes një postimi në llogaritë e saj në rrjetet sociale.
Në sulmin vetëvrasës kundër kongresit të organizuar nga anëtarët e JUI-F në rajonin Bajaur të Khyber Pakhtunkhwa, 54 persona humbën jetën dhe afro 200 të tjerë u plagosën.