Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar edhe nga ministri aktual i kësaj ministrie, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar takimin lamtumirës me drejtorët e drejtorive në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, përcjell Fol Drejt.
“Takimi lamtumirës së bashku me Ministrin Maqedonci dhe drejtorët e drejtorive në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjatë kësaj kohe sa kemi punuar së bashku secili nga ta është munduar që të realizoj detyrat në kuadër të përgjegjësive të veta për të arritur objektivat tona të përbashkëta.”, është shprehur Mehaj.