Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), ka bërë dhurimin e një donacioni prej dy automjeteve kombi për Departamentin e Policisë Kufitare në kuadër të Policë së Kosovës, njofton policia, transmeton Fol Drejt.
“Donacion i pranuar ndihmon rritjen e kapaciteteve të PK-së si dhe bën avancimin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe zhvillimin e mekanizmave efikas për mbikëqyrjen e kufirit. Këto vetura do të shërbejnë per trajtimin e migrantëve të pa rregullt nga ana e Policisë Kufitare.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Policia e Kosovës u është mirënjohëse të gjithë përkrahësve dhe bashkëpunëtorëve të saj të cilët vazhdimisht kanë mbështetur punën dhe kanë ndihmuar policinë në ngritjen e kapaciteteve të saj me qëllim të ofrimit të shërbimit sa më efikas për të gjithë qytetarët.”, theksohet më tej në njoftim./FolDrejt/