Pronari i MEKA Halal Food Burim Piraj ka njoftuar se një punëtor i tij është bërë me fëmijë. Kështu që atij i është ndarë një subvencion i premtuar nga kompania.
“Me kënaqësinë më të madhe ia urojmë lindjen e djalit komercialistit tonë Rinor Abazi i dëshirojmë shumë shëndet, jetë të gjatë dhe të lumtur të birit të tij.
Njëherë Rinori u bë i punësuari i parë në MEKA Halal Food që iu nda subvencioni i premtuar prej 1000 EURO-ve për lindje!
Shpresojmë të kemi shumë më shumë në të ardhmen këso lajme të bukura!”, ka shkruar Piraj në profilin e tij në Facebook, transmeton Fol Drejt.