Në stadiumin “Stadium 974”, Meksika dhe Polonia i kanë ndarë pikët pas një barazimi 0-0 në xhiron e parë në kuadër të Grupit C në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Nga Gëzim Olluri – Fol Drejt
Rastin më të mirë të takimit e kishte futbollisti kryesor polak Robert Lewandowski, i cili në minutën e 52-të të lojës nuk arriti të realizoj nga penalltia.
Takimet e xhiros së dytë në kuadër të Grupit C zhvillohen më 26 nëntor. Nga ora 14:00 Polonia sfidon Arabinë Saudite, ndërsa nga ora 20:00 Argjentina përballet me Meksikën./FolDrejt/