Qeveria meksikane ka ndaluar aktivitetet që lidhen me “turizmin e peshkaqenëve” për të mbrojtur peshkaqenë në rezervatin natyror të Isla Guadalupe, domethënë në ishullin Guadalupe, raporton TV Azteca.
Ujërat përreth ishullit janë një habitat për një numër të madh peshkaqenë të mëdhenj të bardhë dhe ndër aktivitetet e ofruara për turistët ishin zhytja në kafaz, peshkimi sportiv dhe “shikimi i peshkaqenëve” nga varkat.
Qeveria e ka renditur zhytjen në kafaz si një aktivitet veçanërisht të dëmshëm, pasi është një praktikë e zakonshme e agjencive të udhëtimit që organizojnë zhytje për të përfshirë karrem në ujë për t’u ofruar mysafirëve përvojën më emocionuese të mundshme, raporton CNN, transmeton Fol Drejt.