Qeveria e shtetit meksikan të Chihuahua njoftoi sot se 37 emigrantë vdiqën në një zjarr në Qendrën Kombëtare të Migracionit të Meksikës në Ciudad Juarez, pranë kufirit me SHBA.
Në deklaratë thuhet se zjarri ka ndodhur pasi autoritetet kapën rreth 70 emigrantë që ndodheshin në rrugët e qytetit, raportoi CNN, përcjell Fol Drejt.
Shpëtimtarët vullnetarë i thanë Reuters se kishte edhe shumë emigrantë të plagosur./FolDrejt/