Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar 11 shtatorin e vitit 2001.
Në këtë ditë shumë njerëz humbën jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një sulmi terrorist, përcjell Fol Drejt.
“Sot, nderojmë jetët e humbura gjatë sulmit terrorist me 11 shtator të vitit 2001 në SHBA, heronjtë e asaj dite dhe forcën e madhe të kombit amerikan për t’u ngritur edhe më të fortë. #NeverForget” , u shpreh Krasniqi në profilin e tij zyrtar në Facebook./FolDrejt/