Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha se është e nevojshme të zhvillohen masa në nivel global për t’u mbrojtur nga rreziqet që lidhen me zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI).
“Unë besoj se Evropa dhe partnerët e saj duhet të zhvillojnë një kornizë të re globale për rreziqet që lidhen me inteligjencën artificiale. Kjo duhet të na mbrojë nga rreziqet sistematike shoqërore dhe në të njëjtën kohë të inkurajojë investimet në sisteme të sigurta dhe të përgjegjshme të inteligjencës artificiale,” tha kreu i KE dje në sesionin e tretë të G20 në Nju Delhi, njoftoi BE, përcjell Fol Drejt.
Sipas saj, pyetja kryesore është se si të përdoren teknologjitë që ndryshojnë me shpejtësi./FolDrejt/