Të paktën 2.122 persona kanë humbur jetën dhe 2.421 janë lënduar nga një tërmet i fuqishëm që goditi Marokun, njoftoi Ministria e Brendshme e këtij vendi.
Mes të plagosurve janë 1404 persona në gjendje kritike, përcjell Fol Drejt.
Një tërmet me magnitudë 6.8 goditi zonën përreth qytetit të Marrakeshit dhe vargmalit Atlas të premten, por u ndje edhe në pjesë të tjera të vendit.
Mijëra njerëz e kaluan natën e dytë jashtë, pranë rrënojave të ndërtesave të vjetra në Marrakesh.
Mbreti Mohammed VI shpalli tri ditë zie kombëtare dhe urdhëroi që ushtria të vendosej në zonën e prekur për t’u kujdesur për popullsinë./FolDrejt/