Menaxheri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka konfirmuar se Marco Verratti është në planet e klubit për të ardhmen, me Les Parisiens që do t’i ofrojë italianit një zgjatje të kontratës. Kontrata e Verrattit skadon në vitin 2024, transmeton Fol Drejt.
“Më është thënë se klubi dëshiron që Marco Verratti të nënshkruajë një kontratë të re. Është e vërtetë dhe është pjesë e planeve tona”, tha Galtier. “Unë mendoj se Marco është vërtet i lumtur këtu në Paris”