Jordi Alba ka përkushtuar të ardhmen e tij te Barcelona, duke hedhur poshtë pretendimet se lojtari ka marrë oferta nga Interi apo ndonjë klub tjetër, transmeton Fol Drejt.
“Nuk kam marrë kurrë ndonjë propozim nga Interi apo ndonjë klub tjetër. Gjithmonë kam dashur të qëndroj te Barça”, tha Alba për Mundo Deportivo, përcjell Fol Drejt.
“Dua të qëndroj dhe të pensionohem këtu. Por unë do të jem personi i parë që do të largohem ditën kur besoj se nuk kam më cilësinë që i duhet këtij klubi.”