Në pikën kufitare në Merdarë janë krijuar kolona të gjata, të cilat po arrijnë deri në 2 mijë e 500 metra.
Qytetetarët po detyrohen të presin më shumë se tri orë në këtë pikë kufitare, përcjell Klankosova.tv.
Pritje për më shumë se dy orë, po ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku janë krijuaj kolona deri në 1 mijë metra.
Ndërkaq, në vendkalimet tjera kufitare janë të qeta, ku dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga 3 deri në 5 minuta.