Uji në kanalin kryesor në Venecia u bë i gjelbër fluoreshent sot në zonën pranë urës së Rialtos dhe autoritetet po përpiqen të përcaktojnë shkakun, tha shërbimi italian i zjarrfikësve.
Agjencia lokale e mbrojtjes së mjedisit mori mostra të ujit të ndryshuar dhe po punon për të identifikuar substancën që ndryshoi ngjyrën e ujit, raportoi Reuters.
Qarku i Venecias thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të forcave të policisë për të kuptuar se çfarë ndodhi dhe për të shqyrtuar kundërmasat e mundshme, raportoi ANSA./FolDrejt/