Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko u bëri thirrje atyre që duan të kenë armë bërthamore të bashkohen me Rusinë dhe Bjellorusinë.
“Nëse askush nuk është kundër faktit që Kazakistani dhe vendet e tjera kanë marrëdhënie kaq të ngushta, siç kemi ne me Federatën Ruse, gjërat janë të thjeshta. Bashkimi i Bjellorusisë dhe Rusisë është i hapur për të gjithë, dhe për këtë arsye, do të ketë armë bërthamore për të gjithë. ” tha lideri bjellorus në një intervistë me gazetarin Pavlo Zarubin, i cili publikoi një pjesë të intervistës në kanalin e tij Telegram.
Lukashenko shtoi se ajo që u tha ishte mendimi i tij, jo opinioni i Rusisë./FolDrejt/