Poezi nga W. S. Merwin, përktheu Osman Gashi
Është mars
Është mars dhe pluhur i zi pikon nga librat
Do të iki shpejt
Shpirti i mirë që ishte këtu
Tashmë ka fluturuar
Dhe në rafte qëndrojnë penj të pangjyrë
Nën çmimet e vjetra
Kur shikoni prapa gjithnjë e shihni të kaluarën
Edhe atëherë kur s’është
Por kur vështroni drejt të ardhmes
Me kyçet e lodhura dhe me zogun
E pakrah në supe çfarë
Çfarë mund të shkruani
Hidhërimi ende po shtohet në minierat e vjetra
Grushti ngjizet që nga veza
Termometrat dalin nga gojët e kufomave
Në një lartësi sa e sheh syri
Bishtat e dragonjve për një çast
Shkilen nga shputat
Gjithçka që duhet të bëj nuk ka filluar ende/FolDrejt/