Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje aksionit të sotshëm në veri të Kosovës, ku janë arrestuar dhjetëra serbë të akuzuar për korrupcion dhe shpërdorim detyre, duke sjellur njëherësh edhe plagosjen e forcave speciale ROSU, informon foldrejt.com.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç “urdhëron vendosjen e ushtrisë në gjendje gatishmërie”, shkruajnë një sërë mediash të huaja si Al Jazeera dhe Reuters.
Në anën tjetër, media ruse TASS ka shkruar një artikull ku thekson se mes 23 të arrestuarve në veri të Kosovës është edhe qytetari rus Mikhail Krasnoshchenkov,i cili punon në UNMIK./Foldrejt.com
Video nga akcioni i sotëm në veri të Kosovës