Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se pas gati katër dekadash kjo është vizita e parë e presidentit kubanez në Serbi dhe se ai është krenar dhe i kënaqur për këtë, duke shprehur mirënjohjen e tij për “mbështetjen që vendi i jep integritetit territorial të Serbisë”.
“Jam mirënjohës për mbështetjen për integritetin territorial të Serbisë dhe duhet të them se me mbështetjen e Presidentit të Kubës dhe Ministrit të Punëve të Jashtme kemi pasur mbështetje të madhe në vendet e Amerikës Latine dhe të Karaibeve”, tha Vuçiq në konferencën për shtyp me presidentin kuban Miguel Díaz-Canela Bermudez, transmeton Fol Drejt.