E dyshuara femër mësimdhënëse e ka sulmuar fizikisht nxënësen në Malishevë.
E dyshuara është intervistuar e pastaj me urdhër të prokurorit edhe është dërguar në mbajtje, përcjell Fol Drejt.
“Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta derisa ka qenë në shkollë është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare mësimdhënëse. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.