Një i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës.
I njëjti është raportuar në polici, për shkak të ekspozimit të një arme në ambientet e shkollës së mesme dhe u arrestua rreth orës 10:30, të ditës së djeshme, në fshatin Ratkoc të Rahovecit, transmeton Fol Drejt.
Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë dhe tre fishekë pronë e dëshmitarit mashkull kosovar për të cilën posedon leje.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedur të rregullt./FolDrejt/