Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, ka rënë dakord me Paris Saint-Germain dhe do të vazhdojë kontratën e tij deri në verën e vitit 2024, raporton BBC.
Kontrata aktuale e Messit skadon për gjashtë muaj dhe ka pasur disa spekulime për një rikthim në Barcelonë, por pas fitimit të titullit të botës me Argjentinën, definitivisht nuk ka asgjë, përcjell Fol Drejt.
Messi kaloi 21 vjet në Barcelonë dhe mbërriti në Paris në vitin 2021./FolDrejt/