Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, braziliani Edson Arantes do Nascimento, i njohur më mirë si Pele, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.
“Vetëm një ‘lamtumirë’ për Mbretin Pele nuk do të mjaftojë kurrë për të shprehur dhimbjen që aktualisht po përfshin gjithë botën e futbollit. Ai ishte një frymëzim për shumë miliona, një referencë për dje, sot, përgjithmonë. Dashuria që tregonte gjithmonë ndaj meje ishte e ndërsjellë në çdo moment që kalonim bashkë, qoftë edhe nga larg. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë në secilin prej nesh futbolldashësve. U prefsh në paqe Mbreti Pele” , ka shkruar Cristiano Ronaldo .
Pusho në paqe, Pele ”, ka shkruar Messi/FolDrejt/