Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, braziliani Edson Arantes do Nascimento, i njohur më mirë si Pele, ka vdekur mbrëmë në moshën 82-vjeçare.
Pele i ka dërguar mesazhin e fundit publik Kylian Mbappes përmes rrjeteve sociale .
“Faleminderit Mbappe. Jam i lumtur që theve një tjetër rekord nga rekordet e mia në këtë Botëror!”, i tha Pele.
Kujtojmë se Mbappe theu rekordin e Peles për më shumë gola në kampionatet botërore kur bëhet fjalë për lojtarët më të rinj se 24 vjeç, transmeton Fol Drejt.