Argjentinasi Lionel Messi, ka pranuar të nënshkruajë kontratë me Barcelonën në fund të sezonit, sipas së cilës ai do të fitojë 10 milionë euro në vit te klubi katalanas, raporton Radio Monte Carlo (RMC).
“Messi ra dakord për një ulje radikale të pagës deri në 66 për qind, vetëm që të mund të luajë sërish për klubin e jetës së tij. Ai tani do të fitojë 10 milionë euro në vit në sezon”, shkruajnë mediat franceze, duke iu referuar RMC.
Drejtuesit e Barcelonës i kanë thënë Messit se ai duhet të respektojë lojën e ndershme financiare dhe ka theksuar se nuk është në gjendje t’i ofrojë argjentinasit një pagë më të lartë, transmeton Fol Drejt.