Nga 113 miliardë dollarë ndihma financiare të destinuara për Ukrainën, Uashingtoni po i dorëzon vetëm rreth 20 miliardë dollarë drejtpërdrejt në Kiev, tha sot kreu i komitetit të punëve të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Michael McCall.
“Nga 113 miliardë e alokuar për Ukrainën, afërsisht 60 shkojnë për trupat amerikane, punëtorët amerikanë dhe modernizimin e furnizimeve amerikane. Në fakt, vetëm 20 miliardë dollarë fonde i shkojnë drejtpërdrejt qeverisë ukrainase në formën e ndihmës direkte buxhetore”, tha McCall, raporton TASS.
Ai vuri në dukje se kur republikanët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve pas zgjedhjeve afatmesme në nëntor të vitit të kaluar, ata e bënë të qartë “se përgjegjësia do të jetë e një rëndësie kyçe për vazhdimin e ndihmës për Ukrainën”./FolDrejt/