Mike Pence, zëvendëspresident i SHBA-së në administratën e ish-presidentit Donald Trump, ka nisur sot zyrtarisht fushatën e tij për presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Unë do të jem gjithmonë krenar për përparimin që kemi bërë së bashku për një Amerikë më të fortë dhe më të begatë”, tha Pence në një video në të cilën ai kritikoi presidentin aktual Joe Biden, duke mos përmendur Trumpin me emër, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.