Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi, ndonëse ka kontratë deri më 30 qershor 2024.
Gianluca Di Marzio shkruan se mbrojtësi i djathtë spanjoll kërkohet nga Juventusi, i cili është gati t’i ofrojë Realit pesë deri në shtatë milionë euro për të. Juventusi po punon për të rifreskuar sa më parë krahun e djathtë dhe spanjolli me eksperiencë mund të luajë edhe si krah i djathtë.
Vazquez është që kur ka qenë fëmijë pjesë e Real Madridit, saktësisht që nga viti 2007. Ai luan për skuadrën e parë të Realit që nga viti 2015 dhe për një kohë ka luajtur për Espanyolin. Ai ka bërë nëntë paraqitje për kombëtaren spanjolle dhe këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka regjistruar tre asistime në 30 ndeshje për Real Madridin, transmeton Fol Drejt.