Nënkryetari i Listës Serbe dhe i sanksionuari nga SHBA-të, Milan Radojiçiq, tashmë edhe me pamje është vërtetuar se ka qenë pjesë e grupit të armatosur serb të dyshuar për terrorizëm, i cili të dielën ka vrarë një polic të Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga droni ku Radojiciq shihet bashkë me një numër të madh terroristësh derisa qëndronin në Manstirin e Banjskës në Zveçan.
Siç ka raportuar dje mediumi boshnjak “Istaraga”, Radojiçiq është një prej terroristëve të plagosur dhe se është duke u trajtuar në Beograd.
“Istaraga” ka publikuar edhe një bisedë që kanë pasur në Viber pasi e kanë kontaktuar Milan Radojiçiqin në numrin e tij.
“Fillimisht, një person i panjohur i cili iu përgjigj numrit të tij të telefonit tha se “nuk është Radojiçiq”, ndërsa më pas, gjatë korrespodencës, po i njëjti pretendoi se Radojiçiq ishte mirë dhe se po trajtohej”, ka shkruar dje mediumi boshnjak.
Ndërkohë sot, “Istraga” raporton se askush më nuk përgjigjet në numrin e përdorur nga Milan Radojiçiq dhe se aplikacioni Viber është çinstaluar.
“Pas njoftimit të djeshëm të Istraga, Viber është çinstaluar në numrin e përdorur nga Milan Radoiciq. Askush nuk i përgjigjet më thirrjes direkte. Radoiçiq ishte një nga organizatorët e sulmit terrorist në veri të Kosovës. Sipas informacioneve Istraga. Radoiçiq u plagos rëndë dhe u transferua në Beograd”, shkruan Istraga.
Nakon jučerašnje objave @IstragaB na broju koji je koristio Milan Radoičić deinstaliran je viber. Na direktni poziv više niko ne odgovara. Radoičić je bio jedan od organizatora terorističkog napada na sjeveru Kosova. Prema informacijama @IstragaB Radoičić je teško ranjen i… pic.twitter.com/lL2TWeUB4e
— Istraga.ba (@IstragaB) September 26, 2023