Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi dhe Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Prishtina’, Arsim Fetahu kanë vizituar fshatrat dhe lagjet në Komunën e Fushë Kosovës në të cilat do të filloi rregullimi i rrjetit të ujësjellsit për herë të parë pas marrëveshjes së arritur në mes të MAPL-së, MMPHI-së, KRU ‘Prishtina’ dhe Komunës së Fushë Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Marrëveshja në mes të MAPL-së, MMPHI-së, KRU ‘Prishtina’ dhe Komunës së Fushë Kosovës është marrëveshje e cila siguron rregullimin e sistemit të ujësjellësit për herë të parë në këto lokacione duke përfshirë lagjet 028, 029 dhe fshatrat Bardh i madh si dhe Sllatinë.
Ministri Krasniqi dhe Ministri Aliu kanë takuar banorët e këtyre fshatrave dhe lagjeve me rastin e hapjes së procedurave të prokurimit duke i njoftuar banorët për mundësitë e mbështetjes nga ministritë përkatëse për përmirësimin e kushteve të jetesës për këto zona./FolDrejt/