Polcia e Kosovës ka njoftuar se sot një qytetar në Kllokot ka dorëzuar një portofol që e kishte gjetur afër një qendre tregtare, shkruan Fol Drejt.
“Sot me datën 29.03.2023 në Stacionin Policor Kllokot një qytetar me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilin e kishte gjetur afër një qendre tregtare në Kllokot, në të cilin kishte një shumë parash prej katërqind e shtatëdhjetë (470) euro dhe dokumente personale.”, shkruan në njoftimin e policisë në Facebook.
Policia njoftoi se pas verifikimit është gjetur pronari i portofolit i cili ishte nga qyteti i Ferizajt duke e ftuar në stacion dhe të njëjtit konform procedurave i është dorëzuar portofoli, paratë dhe dokumentet.
“Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.”, thuhet në fund të komunikatës. /FolDrejt/