Pas dënimit që sot Gjykata Speciale i caktoi Salih Mustafës, ka reaguar edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili e konsideroi padrejtësi të madhe dënimin e caktuar.
Me anë të një postimi në facëbook, Aliu konsideroi se dënimi që e mori Salih Musfata- Cali është i pamerituar.
“Sot mori një dënim të rëndë dhe të pamerituar ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – Cali, i cili luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi serb. Ne kemi qenë kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim të drejtë. Plot 26 vite dënim, për njeriun i cili i doli në mbrojtje vendit të tij. Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj gjithë kombit tone”, ka shkruar Aliu.
“Lavdi luftës së pastër e të shenjtë të UÇK-së.
Liri për çlirimtarin, që gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të luftës për liri! Liri për komandant Calin!”, ka shtuar ai tutje./FolDrejt/