Gjykata Speciale i ka caktuar dënimin me 26 vjet burgim Salih Mustafës.
Mustafa është shpallur fajtor për trajtim mizor, torturim dhe vrasje të të dënuarve në kompleksin e BIA-s, ku edhe ishte udhëheqës.
Shpallja e aktgjykimit është bërë nga kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia.
“Në emër të popullit të Kosovës për arsyet e shtjelluara në aktgjykim, duke marrë parasysh të gjitha provat dhe dëshmitë e palëve, ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, torturë si krim lufte dhe vrasje e paligjshme si krim lufte”, është shprehur Veldt-Foglia.
Mustafa është akuzuar dhe shpallur fajtor për ndalimin e gjashtë personave në kompleksin e BIA-s, ku sipas aktakuzës, janë trajtuar mizorisht dhe njëri prej tyre ka përfunduar i vrarë, madje sipas kryetares, vetë Mustafa i ka torturuar dy prej tyre./FolDrejt/