Edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar ndaj vrasjes së 35-vjeçares në Prishtinë.
Aliu, ka shprehur tronditjen e thellë nga “akti kriminal e çnjerëzor që ndodhi sot në Prishtinë, ku u vra një grua 35 vjeçare që ishte shtatzënë”.
Duke shprehur nguëhsllime për rastin, Aliu ka bërë thirrje që kjo valë kriminale ndaj grave të marrë fund një herë e përgjithmonë.
“Bashkëndjejmë me familjarët, miqtë, të afërmit dhe të gjithë qytetarët dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta!
Thirrje kombëtare për të gjithë ne, që kjo valë kriminale ndaj grave të marrë fund një herë e përgjithmonë. Të gjithë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar kundër vrasjeve e dhunës ndaj grave, e të edukojmë njëri tjetrin me të vërtetën e palëkundshme se askush nuk ka të drejtë të marrë jetën e askujt.”, ka shkruar tutje Aliu./FolDrejt/