Ministri i Diasporës në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut Xhemail Çupi ka njoftuar se ka nënshkruar edhe një kontratë bashkëpunimi në fushën e diasporës, edhe me një komunë tjetër.
“Në rajonin e Komunës së Mavrovës dhe Radostushës, me kryetarin e kësaj komune, z. Medat Kurtovskin nënshkruam kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës përmes hapjes së zyrave funksionale për diasporë” – ka shkruar Çupi.
Ky është njoftimi i plotë:
Në rajonin e Komunës së Mavrovës dhe Radostushës, me kryetarin e kësaj komune, z. Medat Kurtovskin nënshkruam kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës përmes hapjes së zyrave funksionale për diasporë.
Në këtë takim, i cili gjithashtu ka një rëndësi të veçantë, me kryetarin Kurtovski dhe këshilltarët e pranishëm komunalë, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, diskutuam për konceptin e Qendrës për Diasporë, dhashë një sqarim të detajuar lidhur me realizimin e këtij projekti aktual që do t’i shërbejë diasporës në drejtim të realizimit të të drejtave dhe detyrimeve të tyre dhe u pajtuam që bashkërisht të përpiqemi për thellimin e bashkëpunimit./FolDrejt/