Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME MAQEDONIA VERIORE

Ministri Çupi me plan konkret për “diasporën shkencore” të Maqedonisë së Veriut

Paralajmërohet “Zyra e Diasporës Shkencore” në kuadër të arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut

2 vjet më parë
in MAQEDONIA VERIORE
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ministri i angazhuar për diasporë në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Xhemail Çupi, ka paralajmëruar formimin e një “Zyreje të Diasporës Shkencore” në kuadër të institucioneve të arsimit të lartë në Maqedoninë e veriut, shkruan Fol Drejt.

Nëpërmjet një komunikate për media, bëhet e ditur se Ministri Xhemail Çupi, pritet që së shpejti të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi me institucionet e larta arsimore në Maqedoninë e Veriut.

Sipas kësaj komunikate, qëllimi është që të identifikohet “kapitali intelektual” i Maqedonisë së Veriut, i shpërndarë në diasporë, krijimi i hartës (mapimi), i diasporës shkencore, angazhimi në pengimin e migrimit të trurit intelektual etj.

Lexoni edhe..

Legjitimiteti dhe pushteti

Kryeparlamentari Afrim Gashi: Dita Globale e Prindërve është një ditë reflektimi për detyrën, rolin dhe përgjegjësinë që kanë prindërit ndaj fëmijëve të tyre

Porosit Web Porosit Web

Për më shumë, lexojeni të plotë komunikatën:

Zyra e Diasporës shkencore në kuadër të institucioneve të arsimit të lartë (universitete) në Maqedoninë e Veriut

Vëllimi i diasporës shkencore sot vështirë se mund të përcaktohet saktë. Në mungesë të të dhënave zyrtare në vend, për momentin referencë të vetme kemi burimet e huaja që flasin për një diasporë shkencore goxha të madhe dhe të rëndësishme që vjen nga Maqedonia e Veriut. Duke pasur parasysh hovin e migracionit intelektual në vitet e fundit (Brain Drain), konsiderojmë se përderisa nuk kemi masa të mjaftueshme për pengim të këtij fenomeni, ky intensitet vazhdimisht do të shtohet në periudhën e ardhshme. Niveli i ulët i krijimit të shkencëtarëve të rinj dhe plakja e kuadrit shkencor ekzistues ndikon negativisht mbi zhvillimin e veprimtarisë shkencore – hulumtuese në vend me pasoja dhe implikime afatgjate në fusha të ndryshme.

Në rrethana të këtilla nevoja për vendosjen e bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut, me qëllim identifikimin dhe bashkëpunimin me diasporën shkencore është i një rëndësie të veçantë. Kjo mund të shihet nga dy aspekte: i pari i referohet thithjes së trurit (Brain Gain), gjegjësisht përfitimeve nga individë apo nga përfaqësues të diasporës shkencore, e cila parasheh angazhime të ndryshme të këtyre intelektualëve / shkencëtarëve / akademikëve si profesorë vizitues nëpër universitetet në Maqedoninë e Veriut, apo në projektet e instituteve hulumtuese në vend; dhe aspekti i dytë, i referohet bashkëpunimit institucional të institucioneve akademike vendore dhe institucioneve të huaja ku punojnë përfaqësues të diasporës sonë shkencore, si dhe programet e mobilitetit ndërmjet institucioneve (vendeve) në drejtim të vendosjes së bashkëpunimit të qëndrueshëm në fusha të ndryshme shkencore.

Kjo iniciativë për nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim në fushën e diasporës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të autorizuar nga unë si ministër i angazhuar për diasporë dhe universiteteve publike dhe private që kanë interes do të realizohet në ditët të vijim.

Memorandumi parasheh bashkëpunim për aktivitete të ndërsjella, me theks të veçantë:

  • Krijimi i një zyre për diasporën shkencore dhe migrimet në kuadër të kampuseve universitare;
  • Hartëzimi (mapimi) i vazhdueshëm i diasporës shkencore, si parakusht për vendosjen e bashkëpunimit me shkencëtarët e vendit;
  • Mbështetje në angazhimin efektiv të diasporës shkencore në procesin e pengimit të ikjes së trurit dhe thithjes së trurit (Brain Drain / Brain Gain);
  • Mundësia e vizitave të profesorëve (visiting professor) dhe kuadrove shkencorë nga diaspora jonë për përfshirjen e tyre të përkohshëm në universitetet vendore.
  • Avancimi i vazhdueshëm i mundësive për përfshirjen e studentëve nga diaspora në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe për zhvillimin e mekanizmave dhe praktikës për rritje të mobilitetit të studentëve.
  • Vendosja e platformave funksionale për kurse online, aplikacione dhe vegla tjera digjitale për mësimin e gjuhës amtare në diasporë.
  • Trajnime për arsimtarë (profesorë) dhe kuadro profesionale për punën me nxënës/studentë nga diaspora;
  • Bashkëpunimi i diasporës shkencore dhe institucioneve të arsimit të lartë gjatë realizimit të projekteve kërkimore shkencore në fusha të ndryshme.

Ndërsa shtyllat kryesore të marrëveshjes do bazohen në mapimin e diasporës shkencore, mobilitetit e profesorëve dhe studentëve dhe veprimtaria botuese dhe bibliotekare.

Hartëzimi (mapimi) i diasporës shkencore

Mapimi apo hartëzimi i diasporës shkencore nënkupton krijimin e bazës së të dhënave dhe platformën e diasporës shkencore, në drejtim të avancimit të veprimtarisë shkencore dhe hulumtuese në vend. Kjo iniciativë paraqet bazë të mirë për përfshirjen e diasporës shkencore në procesin arsimor në universitetet e vendit si parakusht për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe punën kërkimore shkencore të fakulteteve. Procesi i përfshirjes të diasporës shkencore në procesin arsimor synon mobilitetin akademik dykahësh të kuadrove shkencore dhe bartjen e drejtpërdrejtë të njohurive dhe praktikave të fituara, qasjen bashkëkohore hulumtuese, krijimin komplementar të studimeve dhe programeve bashkëkohore.

E rëndësishme është edhe bashkëpunimi i diasporës shkencore dhe institucioneve të arsimit të lartë gjatë realizimit të projekteve kërkimore – shkencore (në vend dhe jashtë vendit), që do të kontribuonte për zhvillimin e shkencës dhe arritjeve shkencore në drejtim të zgjidhjes të problemeve në fusha të ndryshme, sidomos përmes analizave krahasuese.

Mobiliteti studentor

Pjesë e madhe e të rinjve me origjinë nga Maqedonia e Veriut të cilët jetojnë jashtë shtetit, rrallë apo asnjëherë nuk e kanë vizituar Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rrjedhimisht, duhet të analizohen mundësitë për realizim të aktiviteteve më të gjëra për përfshirje më të madhe dhe qëndrim më të shpeshtë të të rinjve nga diaspora në Maqedoninë e Veriut (përmes shkëmbimeve studentore, seminareve, shkollave verore, aktiviteteve vullnetare, aktiviteteve kulturore etj).

Rritja e vazhdueshme dhe avancimi i kushteve për komunikim të të rinjve nga vendi dhe nga diaspora është një parakusht i rëndësishëm për njohjen e tyre dhe vendosjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si dhe ruajtjen e identitetit shtetëror dhe kulturor të të rinjve në diasporë. Në këtë drejtim, imponohen këto sfida: vendosja dhe avancimi i vazhdueshëm i komunikimit të të rinjve në shtet dhe diasporës (vendosja e bashkëpunimit ndërmjet organizatave rinore; realizimi i programeve verore të shkollave dhe universiteteve; shkëmbime me qëndrim në familjeve-pritëse); krijimi i programeve për arsim joformal të të rinjve nga diaspora në Maqedoninë e Veriut; formimi i klubeve rinore të diasporës si trup këshillëdhënës për institucione, lidhja ndërmjet të rinjëve nga Maqedonia e Veriut dhe diaspora, etj.

Veprimtaria botuese dhe bibliotekare

Mbështetja për krijimtarinë letrare të përfaqësuesve të diasporës si parakusht për ruajtjen e trashëgimisë gjuhësore dhe kulturës gjuhësore të diasporës është një nga fushat më të rëndësishme për bashkëpunim në të cilën duhet të orientohen aktivitetet e ardhshme.

Nga aspekti i ruajtjes së trashëgimisë kulturore, të rëndësishme janë aktivitetet në veprimtarinë bibliotekare. Shoqëritë letrare në diasporë disponojnë me fond bibliotekar të gjerë, duke përfshirë edhe ato me përmbajtje në gjuhën amtare të autorëve të diasporës nga Maqedonia e Veriut, fond ky, i cili vazhdimisht plotësohet dhe përditësohet. Qëllimi kryesor i bashkëpunimit në veprimtarinë bibliotekare ndërmjet shtetit dhe diasporës është që libri të jetë në dispozicion për publikun më të gjerë, pavarësisht nëse autorët janë nga Maqedonia e Veriut apo nga diaspora. Për këtë qëllim duhet të vendoset dhe të rritet vazhdimisht bashkëpunimi bibliotekar ndërmjet Bibliotekës nacionale dhe bibliotekave të qytetit nga Maqedonia e Veriut me bibliotekat (nacionale dhe lokale) në vendet e qëndrimit të diasporës sonë, si dhe me organizatat dhe shoqëritë letrare në diasporë. Këto aktivitete duhet të mundësojnë që krijimtaria letrare e autorëve nga diaspora të bëhet më e qasshme në bibliotekat e Maqedonisë së Veriut.

Dr.Sc. Xhemail Çupi

Ministër në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për diasporë

/FolDrejt/

 

Tags: Maqedonia e VeriutMinistri pa protofolMinistri per DiasporeXhemail Çupi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kryeministri Kurti për El Peridicio: Rasti i Spanjës dhe Katalonisë nuk kanë të bëjnë asgjë me atë të Serbisë dhe Kosovës

Lajmi tjetër

Mot i vranët dhe me shi

Të ngjajshme

KRYESORE

Legjitimiteti dhe pushteti

24 Qershor, 2024
KRYESORE

Kryeparlamentari Afrim Gashi: Dita Globale e Prindërve është një ditë reflektimi për detyrën, rolin dhe përgjegjësinë që kanë prindërit ndaj fëmijëve të tyre

2 Qershor, 2024
KRYESORE

Gjesti i mirë i kryeparlamentarit Afrim Gashit në një ditë shumë të ngarkuar për të

30 Maj, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM