Ministri pa protofol i Diasporës në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Xhemail Çupi, ka njoftuar se do të jetë pjesë e Konferencës: Ballkani dhe globalizmi, shkruan Fol Drejt.
Kjo konferencë organizohet nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, dhe është e pesta me radhë, e organizuar nga ky institut.
“I nderuar të mbaj fjalë përshëndetëse nesër në konferencën e pestë shkencore ndërkombëtare të titulluar “Ballkani dhe globalizimi”, organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup!” – ka shkruar Çupi.
Konferenca është mbajtur sot, nga ora 10:00 në Shkup, në ambientet e këtij instituti.
Për më shumë, shihni postimin e Ministrit Çupi: