Ministri i Diasporës së Maqedonisë së Veriut, Xhemail Çupi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur se me kryetarin e Komunës së Konçës ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi në fushën e diasporës, raporton Fol Drejt.
“Sot, në hapësirat e Komunës së Konçës, një komunë rurale me pak banorë por me zemër të madhe, së bashku me kryetarin e kësaj komune z. Zlatko Ristov, nënshkruam kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës.
Me të pranishmit diskutuam për tema me interes për diasporën nga kjo komunë që përgjithësisht jetojnë në Slloveni, Itali, Zvicër etj., ku shkurtimisht iu referova për punën e deritanishme nga kabineti jonë, duke përfshirë iniciativën Qendra për diasporë, e cila me nënshkrimin e kësaj kontrate do të jetë në rrugë të mbarë drejt realizimit të nevojave të diasporës sonë në sferat që ato kanë më shumë nevojë.”, tha ndër të tjera ministri Çupi.
Ky është postimi i tij i plotë: