Ministri i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Xhemail Çupi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka njoftuar se me cilën komunë të radhës do të fillojë bashkëpunimin në fushën e diasporës, shkruan Fol Drejt.
Sipas njoftimit, komuna e radhës do të jetë ajo e Qendrës Zhupë.
“Komuna e rradhës me të cilin do bëjmë bashkëpunim në fushën e diasporës është edhe ajo e Qendrës Zhupë të përfaqësuar nga kryetari i saj, z. Arijan Ibraim.
Për ne të dy, diaspora e Komunës Qendër Zhupë ka rëndësi dhe peshë të madhe, andaj me nënshkrimin e kësaj kontrate hapim një kapitull të ri me të cilën banorëve të kësaj komune që jetojnë jashtë shtetit do tu mundësohet qasje më e lehtë në informatat e nevojshme dhe t’ju jepen udhëzime shtesë bazuar në të drejtat dhe obligimet e tyre në procedurat përkatëse para organeve kompentente gjatë qëndrimit të tyre në vendin amë.
Takimin që zhvilluam ishte tejet i rëndësishëm meqë bashkërisht u dakorduam të punojmë për hapat e mëtutjeshëm deri në realizim të projektit” – ka shkruar Çupi./FolDrejt/