Ministri francez i Financave Bruno Le Mer tha sonte se qeveria franceze ka punë për të bërë pasi presidenti Emanuel Macron siguroi një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale.
“Ka shumë për të bërë. Ne duhet të trajtojmë inflacionin, ekonominë dhe riindustrializimin”, u tha ai gazetarëve.
Ai deklaroi gjithashtu se prioritetet e tjera përfshijnë trajtimin e rritjes së kostove të jetesës, çmimet e energjisë dhe luftimin e ngrohjes globale./FolDrejt/