Sot, në margjinat e samitit të G7 në Japoni, ministri gjerman i financave Christian Lindner shprehu shpresën se ShBA do të marrë një “vendim të pjekur” për tavanin e borxhit.
Lindner beson se perspektiva për ekonominë globale është ende “e brishtë” dhe se mungesa e një marrëveshjeje në ShBA do të krijonte rreziqe të reja, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
I pyetur nga një gazetar se çfarë nënkuptonte me një “vendim të pjekur”, ministri gjerman i Financave tha se ishte një vendim që nuk kushtëzohej nga interesa partiake apo afatshkurtra./FolDrejt/