Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schalenberg tha se për të si kreu i diplomacisë është veçanërisht e rëndësishme që BE të mos harrojë Ballkanin Perëndimor, i cili prej vitesh qëndronte në dhomën e pritjes në Bruksel dhe shprehu habinë për kritikat ndaj deklaratës së tij.
Gjatë vizitës së tij në Jordani, Schalenberg tha për AP se ai e kishte bërë të qartë se Ukraina është pjesë e Evropës dhe kujtoi se në shkurt ai kishte thënë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një vizite në Kiev se nuk ishte i sigurt nëse anëtarësimi i plotë në BE ishte e vetmja rruge.
Schallenberg nënvizoi se për të është veçanërisht e rëndësishme që rajoni i Ballkanit Perëndimor, i cili prej vitesh ndodhet në dhomën e pritjes së BE-së, të mos harrohet./FolDrejt/