Një tjetër pacient i diagnostikuar me Ebola vdiq në Republikën Demokratike të Kongos, pak ditë pasi sëmundja vdekjeprurëse u rishfaq atje, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Testimi gjenetik ka treguar se infeksioni është konfirmuar javën e kaluar, një rast i ri i transmetimit nga një kafshë e infektuar dhe se nuk ka lidhje me epideminë e fundit, fundi i së cilës u njoftua në dhjetor, njoftoi OBSH në Twitter të hënën.
Personi i dytë që vdiq ishte i lidhur me pacientin e parë të vdekur, tha një zëdhënës i OBSH-së për Reuters, transmeton FolDrejt.