Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan Ankarasë të dërgonte sistemet e saj anti-ajrore S-400 në Ukrainë, por Turqia refuzoi.
“Ne thamë jo”, tha Çavuşoğlu për “Haberturk”, duke deklaruar se SHBA-të kanë bërë propozime të ndryshme në lidhje me S-400 dhe meqë ra fjala tha se këto propozime kanë të bëjnë me sovranitetin turk.
I pyetur për kthimin e Turqisë në projektin amerikan të avionëve luftarakë F-35, Çavuşoğlu tha se “Turqia nuk dëshiron të kthehet në F-35 tani, ajo kërkon kthimin e parave të saj”, transmeton Fol Drejt.