Programi Botëror i Ushqimit (WFP) do të pezullojë dërgesat e ndihmave për më shumë se 200,000 palestinezë duke filluar nga muaji i ardhshëm për shkak të mungesës të fondeve, tha sot një zyrtar i lartë i WFP për territoret palestineze.
“Për shkak të mungesës së madhe të burimeve, WFP është e detyruar të marrë vendime të dhimbshme dhe të zgjerojë burimet e kufizuara që ka.”, tha për Reuters drejtori i WFP për territoret palestineze Samer Abdeljaber, i cili është me qendër në Jerusalem.
Ai shtoi se WFP do të fillojë pezullimin e ndihmës për 200,000 njerëz duke filluar nga qershori, transmeton Fol Drejt.