“Sulmet brutale të Izraelit në Gaza përbëjnë krime lufte. U bëjmë thirrje të gjitha kombeve të qytetëruara që të mos i pranojnë ato krime”, tha ministri i Jashtëm turk në OKB.
“Këshilli i Sigurimit, i mandatuar nga Karta e OKB-së, ka dështuar përsëri të përmbushë përgjegjësinë e tij për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha Fidan.
“Nëse nuk e zgjidhim problemin Izrael-Palestinë së shpejti, do të përballemi sërish me një radikalizëm të rëndë që ushqehet me padrejtësi dhe ku askush nuk dënohet”, tha ai, raporton AA, përcjell Fol Drejt.