Presidenti turk Tajip Erdogan tha se ministri i jashtëm mund të vizitojë së shpejti Moskën për të diskutuar marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Së shpejti, ministri ynë i Punëve të Jashtme mund të ndërmarrë një udhëtim në Rusi. Sepse diskutimi i kësaj çështje ballë për ballë ka një rëndësi të madhe dhe marrja e rezultateve në këtë mënyrë do të ishte shumë më e saktë.”, u tha Erdogan gazetarëve gjatë fluturimit të tij për në Turqi nga një vizitë në Hungari.