Një person ka humbur jetën në një vetaksident në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit, transmeton Fol Drejt.
Rastin e ka konfirmuar për klan kosovën zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet, ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar”, u shpreh Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF (Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas”, shtoi Ahmeti më tej.